Vrasja në Kijevë të Malishevës, policia jep detaje

"Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie"

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen, që ka ndodhur të premten e 28 prillit.

Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje që ka pasur i nipi me axhën e tij, ku ky i fundit ka mbetur i vrarë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërsa, lajmin për Dukagjinin gjatë ditës së premte(dje) e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

“I dyshuari është nipi, ndërsa viktima është axha i tij. Dyshimet fillestare janë se deri te vrasja ka ardhur për shkak të një çështjeje pronësore, megjithatë këto janë vetëm dyshime fillestare”, ka deklaruar Graishta.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika