Vrasja në Kolovicë, arrestohet një i dyshuar i cili po trajtohej në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar në mbajtje, pas “vrasjes së rëndë” në Kolovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar në mbajtje pas “vrasjes së rëndë” e cila ndodhi të martën e 26 marsit në Prishtinë.

I njëjti ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Konflikti që nisi në orët e mesditës të së martës ka përfunduar me fatalitet për një nga të përfshirët e një kalimtare të rastit në lagjen “Kolovica”.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”.

“Prishtinë / 26.03.2024-21:20.  Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me një rast te mëhershëm, me 27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

Vrasja në Kolovicë, identifikohen të dyshuarit, policia nuk arrinë t’i arrestojë

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika