Vrasja në Kolovicë, një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit

Gjykata i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit, L.H  i dyshuar për vrasjen e së martës së 26 marsit në Kolovicë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit, L.H  i dyshuar për vrasjen në Kolovicë, ku mbetën dy persona të vrarë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda  ka vendosur  lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit K.G dhe B.K, të cilët gjenden në arrati kanë  kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar gjykata.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën Vrasje e rëndë”, thuhet tutje në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, orët e mesditës të së martës së 26 marsit trazuan lagjen Kolovica.

Aty kishte nisur një konfilikt mes Fitim Dodës që njihet me nofkën “Cuci” dhe Naim Berishës.

Por nuk mbaroi me kaq, banorët e lagjes “Kolovica” u trazuan edhe njëherë në mbrëmje.

Rreth orës 22:00 u dëgjun përsëri të shtëna.

Sipas informacioneve të marra nga Dukagjini, dy vëllezërit Naim Berisha dhe Ahmet Berisha i kanë dal në pritë Fitim Dodës për t’iu hakmarrë pas incidentit që kishte ndodhur në mesditë.

Në momentin kur ka ndodhur sulmi bashkë me Dodën kishte edhe persona të tjerë, në mesin e tyre ishte edhe viktima E.H i cili nga plagët e marra nga plumbat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

E vdekur këtu mbeti edhe një  kalimtare e rastit, e cila pavarësisht që u dërgua e plagosur në QKUK nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.

Prokuroria në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës po punon për arrestimin e të dyshuarve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika