Vrasja në Malishevë, arrestohen tetë të dyshuar

Me vendim të prokurorit, të tetë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Tetë persona janë arrestuar pas vrasjes së një personi në Malishevë, të enjten.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy grupe patën një mosmarrveshje, nga e cila, një person u qëllua me një armë zjarri. Lidhur me rastin janë arrestuar tetë persona.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pas një mosmarrëveshjeje në mes të dy grupeve, të dyshuar meshkujsh kosovarë, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë si dëshmi materiale, ndërsa janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika