Vrasja në Prishtinë, gruaja që vdiq ndodhej në veturë pranë shtëpisë së saj

Policia e Kosovës ka konfirmuar se gruaja që vdiq sot në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rastin e vrasjes në Prishtinë. E njëjta ndodhej në veturë pranë shtëpisë së saj

Një burrë vdiq dje dhe një grua tjetër vdiq sot në QKUK si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima Z.G 48-vjeçare, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe se e njëjta nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga goditja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia është në kërkim të dy personave të dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e forcave të rendit.

Më herët, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me këtë vrasje.

Sipas Prokurorisë, një person ka mbetur i vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitet relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve preliminare, dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale, të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, po ashtu po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve.

Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika