Vrasja në Prizren, Policia arreston edhe një person

Të martën e 3 janarit, një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vrarë, pasi dyshohet se u qëllua nga Dibran Hoxha, në oborrin e lokalit “Kobra City”, që është pronë e Hoxhës. Derisa Hoxha dhe disa të tjerë po mbahen në paraburgim me vendim të Gjykatës, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një tjetër të dyshuar

Foto ilustrim

Mëngjesin e hershëm të 3 janarit, është arrestuar edhe një i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes në Prizren, vepër për të cilën, i dyshuari kryesor ishte Dibran Hoxha.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Tahir Sinan, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Më 3 janar, një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur pas një përleshjeje në një lokal nate në komunën e Prizrenit.

Lidhur me rastin, Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për Dibran Hoxhaj, Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, kohë e cila do të llogaritet prej momentit të arrestimit 03.01.2022, dhe mund të zgjasë deri më datën 03.02.2023 ndaj të pandehurve.

Gjykata në fjalë ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri, të pandehurit mund të fshihen apo të arratisen, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, duke cilësuar paraburgimin si një masë të domosdoshme dhe të arsyeshme.

Pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31- vjeçarit nga Kukësi i Shqipërisë, është emër i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë.

Hoxha i cili është i njohur me pseudonimin “Kobra”, është dënuar, gjithsej, 16 herë për vepra të ndryshme penale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika