Vrasja në Prizren, policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit

Policia të hënën e 4 shtatorit ka shpallur në kërkim të dyshuarin për vrasjen që ndodhi të dielën në “Lagjen Arbana” të Prizrenit.

njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari me inicialet A.G, 51-vjeçar, ende nuk është arritur të lokalizohet.

“Janë njoftuar të gjitha pikat kufitare dhe stacionet policore në nivel vendi ngase i dyshuari dyshohet të jetë i armatosur dhe ndalimi i të njëjtit është me shkallë të lartë të rrezikshmërisë. Me qëllim të lokalizimit të vendqëndrimit të të dyshuarit dhe të arrestimit të tij sa më të shpejtë ,nga ana e Prokurorisë Themelore të Prizrenit lëshohet autorizim për publikimin e fotografisë së të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu është kërkuar edhe ndihma e mediave dhe qytetarëve që për çfarëdo informate për vendndodhjen e të dyshuarit të njoftojnë në stacionet policore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika