Një ngjarje e rëndë ka mobilizuar gjithë këta zyrtar policor sot pasdite në Skenderaj.
Në kafenë në të cilën u kryen hetimet po dyshohet që një 42-vjeçar ka mbetur i vrarë nga një person tjetër.
Sipas Policisë në rajonin e Skenderajt, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe tashmë kanë identifikuar dorasin i cili ishte kushëri i viktimës.
Sipas informacioneve të televizionit dorasi kishte jetuar jashtë Kosovës dhe ishte i afërt i viktimës.
Ndërkohë, në terren ka dalë edhe prokurori i krimeve të rënda por i cili nuk dha detaje për rastin.
Megjithëkëtë, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës bën me dije që rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe ka edhe të tjerë persona të dyshuar.
“Prokurori i departamentit për krime të rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Për ketë rast që është kualifikuar si vrasje e rend janë te dyshuar dy persona. Dihet identiteti i tyre por ende nuk janë kapur nga drejtësia. Kemi një person të vrarë dhe tash duhet të hetohen rrethanat, motivi dhe gjithçka që ka çuar në vrasje tragjike”, thuhet nga ana e Prokurorisë
Arsyet apo motivet që kanë çuar tek kjo ngjarje nuk dihen akoma.