Vrasje e dyfishtë në Vushtrri

Një vrasje tragjike ka ndodhur sot në Stanoc të Vushtrrisë, ku dyshohet se një pronar i biznesit ka vrarë ish-punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje lidhur me një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të hënën në fshatin Stanoc të Vushtrrisë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka thënë se sipas dyshimeve të para, një burrë ka vrarë një grua e pastaj edhe veten.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.

“Ka ndodhur një vrasje në qytetin e Vushtrrisë. Dyshimet e para janë për një burrë dhe një grua. Dyshohet se burri fillimisht e ka vrarë gruan dhe pastaj edhe veten. Në vend të ngjarjes ka dalur prokurori kujdestar dhe aty janë gjetur disa gëzhoja”, ka njoftuar ai për KOHËN.

Prokuroria ka njoftuar se janë duke intervistuar dëshmitarë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:56. 

“Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën, 42-vjeçaren me iniciale N.H., e më pas ka qëlluar  veten. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në IML për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po i vazhdojnë hetimet për veprat penale ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘vetëvrasje’”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.  

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika