Vrasje e rëndë në Pejë, dyshohet se djali vrau nënën e tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është vrarë të premten në Pejë. I dyshuari pas këtij rasti është arrestuar. RTV Dukagjini mëson se bëhet fjalë për një rast brenda familjes, ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij

Pamje nga vendngjarja në Pejë

Një grua është vrarë pasditen e së premtes në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari, ndërsa ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka pranuar një informatë për një ngjarje në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Policia është paraqit në vendngjarje dhe sapo ka arritur aty ka kuptuar se bëhet fjalë për një vrasje të rëndë dhe aktualisht ekipet tona janë në vendngjarje. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës aty derisa Policia e ka arrestuar të dyshuarin”, ka thënë Rugova.

Bëhet e ditur se viktima ishte rreth moshës 60 vjeçare.

RTV Dukagjini mëson se bëhet fjalë për një rast ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika