Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet këtë të premte.
Dyshohet se burri e ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare. Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Prishtinë.
Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë, kurse i dyshuari sipas policisë është vetëdorëzuar.
I dyshuari është i moshës 70-vjeçare, kurse viktima është e moshës 63-vjeçare.
“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë”, ka thënë Ahmeti.
“Lidhur me rastin është vetëdorëzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka vijuar ajo.