“Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë”, kështu ka shkruar Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Më tej, Westerlund ka treguar se e ka vizituar familjen e Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit me porsi të Naim Mureselit.
Dorasi “merret me gjithçka”, nipi ndërmjetësues ndërsa daja paguan 30 mijë euro për vrasjen e gruas
“Sot në mëngjes vizitova familjen Ademaj në Rracaj për të përcjellë ngushëllimet e mia të përzemërta për vrasjen e tmerrshme të anëtarit të familjes së tyre Liridona, bashkëqytetare suedeze”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
This morning, I visited the Ademaj family in Rracaj to convey my heartfelt condolences for the horrific murder of their family member Liridona, a fellow Swedish citizen. I salute the prompt response from the Kosovo Police & Prosecutors in bringing the suspects to justice.
— Ambassador of Sweden to Kosovo (@AmbSwedenKosovo) December 3, 2023