Burime të Dukagjinit bëjnë të ditur se një vrasje ka ndodhur në lagjen “Vranjevc” në Prishtinë.
Më tej, burimet bëjnë të ditur se dyshohet se një grua (me inicialet N., M.,) ka vrarë një burrë (Xh., M.,), respektivisht ka vrarë vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj.
Për këtë rast, Dukagjini ka tentuar të marrë edhe një njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.