Vrasje në tentativë në Drenas, policia po e heton rastin

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri të mërkurën e 16 gushtit

Policia e Kosovës

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të veturës të cilën po e ngiste viktima.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Drenas të martën e 15 gushtit, dhe i njëjti cilësohet si “vrasje në tentativë”.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja dhe rasti po vazhdon të hetohet.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij ku si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika