Vrasje në tentativë në Fushë-Kosovë, arrestohen të dyshuarit

Viktimat kishin kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë

Policia e Kosovës
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar të mërkurën e 31 majit në Fushë-Kosovë, pasi të njëjtit dyshohen se kanë plagosur një person me armë zjarri.

Viktimat kishin kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, njoftohet se nga ky rast është konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja.

“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që ishin plagosur nga arma e zjarrit. Sipas mjekut, viktimat janë jashtë rrezikut për jetë. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë dhe është konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Rasti nga policia është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika