Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, nuk raportohet për të lënduar

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një person në Fushë Kosovë ka raportuar se deri sa ka qenë në veturën e tij, një burrë kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe është larguar

Policia e Kosovës





Të martën e 4 tetorit, një person në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se deri sa ka qenë në veturën e tij rreth orës 20:00, një i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe është larguar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij (pa pasoja) dhe është larguar në drejtim të panjohur”.

Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati ndërkaq rasti është duke u hetuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Tereza”.

 

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika