Vrasje në tentativë në Klinë, policia po e heton rastin

Disa të dyshuar po tentonin të kryenin vjedhje në një objekt fetar. Kur patrulla policore ka arritur në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve, si pasojë është plagosur një zyrtar policor

Një qytetar ka njoftuar në polici se disa të dyshuar janë duke tentuar të bëjnë vjedhje në një objekt fetar në Klinë.

Patrulla policore i është përgjigjur rastit, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë.

Nga të shtënat është plagosur një zyrtar policor, i njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës.

Klinë  09.05.2024 – 03:56. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të dyshuar janë duke tentuar të bëjnë vjedhje në objekt fetar. Patrulla policore i është përgjigjur rastit, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Si pasojë e të shtënave, një zyrtar policor është plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Pejës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh.   

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika