Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka iniciuar rast “vrasje në tentativë” në Prishtinë, pasi një person është ankuar se derisa po lëvizte me veturë, është ndaluar nga një person me motoçikletë dhe ka shtënë me armë zjarri.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njoftoi se rasti me personin e panjohur ka ndodhur si pasojë e një fjalosjeje, e pos dëmeve materiale s’ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se gjersa ka qenë duke lëvizur në rruge me veturë, është ndaluar nga një person i pa njohur me motoçikletë i cili pas një fjalosje, kishte shtënë me armë zjarri. Përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të PK-së.