Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se sulmoi me thikë një person

Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet të ketë sulmuar me thikë një person tjetër në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Siç njofton policia në raportin e përditshëm, viktimës i është ofruar tretman mjekësor menjëherë pas rastit, derisa i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Por, pas veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si “Vrasje në tentativë”.

“Viktima mashkull kosovar është sulmuar me thikë nga një i dyshuar mashkull  kosovar i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika