Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e së martës në Prishtinë, një person ka sulmuar fizikisht një person të gjinisë mashkullore.

Në raportin 24-orësh thuhet se deri te rasti erdhi pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishek i kalibrit të panjohur.

I dyshuari gjendet në arrati.

Rasti në raportin 24-orësh është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar .Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishek i kalibrit të panjohur, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika