Të enjten rreth orës 11:18, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar katër gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, teksa është nën hetime.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.