Vrasje në tentativë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Janë arrestuar dy persona që dyshohen për "Vrasje në tentativë" në rrugën "Transiti i vjetër", në Prizren

Në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren, pas një zënke të viktimës dhe dy të dyshuarve, dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është stabile”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Dy të dyshuarit janë arrestuar nga zyrtarët policorë dhe në vendngjarje është konfiskuar një revole e tipit Cervena Zastava e kalibrit 7.65 mm dhe gjashtë fishekë, të cilat do të përdorën si dëshmi për gjykatën.

Rrethanat se si ka ndodhur rast në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga ana e njësiteve relevante, të cilat kanë në vendin e ngjarjes, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar “Vrasje në tentativë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika