Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, pas dy vrasjeve që tronditën qytetin në ditët e fundit.
Idrizi ka theksuar se këto ngjarje kanë krijuar një situatë shqetësuese dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm.
“Ky ka qenë një moment shumë i vështirë për të gjithë ne dhe për komunitetin tonë. Për këtë arsye, direkt kam thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi”, ka shkruar ai në Facebook.
Idrizi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ka theksuar rëndësinë e një hetimi të plotë nga organet e drejtësisë.
“Organet e sigurisë po i trajtojnë këto dy raste dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit”, ka shtuar nkryetari i Vushtrrisë.