50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën 18-vjeçare për 9 vjet me radhë, është liruar nga burgu dhe është lënë në “arrest shtëpie”.
Lajmi është bërë i ditur nga mediet greke.
Nga raportimet e medieve greke thuhet se 50-vjeçari është lënë përkohësisht në “arrest shtëpie”, në shtëpinë e vajzës së tij, derisa këshilli gjyqësor të vendosë për të pas pesë ditësh.
50-vjeçari akuzohet për “vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “përdorim të armës” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Vajzat e tij u përlotën sapo u shpall vendimi
Vajzat e 50-vjeçarit shpërthyen në lot kënaqësie dhe gëzimi pas vendimit për ta liruar me kushtin e vetëm kufizues, qëndrimin në shtëpi. Burri dhe avokatët e tij dolën para prokurorit përreth dy orë.
Alexis Kougias, njëri nga dy avokatët e të pandehurit, në deklaratat e tij më herët dhe para se babai i 18-vjeçares të lirohej, kishte deklaruar se 50-vjeçari nuk është kriminel dhe duke e karakterizuar çështjen si “e vështirë”, pasi “duhet të evidentohen rrethanat reale të krimit, por edhe rrethanat që i kanë paraprirë si dhe personaliteti i autorit”.
Kujtojmë se kunati 33-vjeçar që mbeti i vdekur pas sulmit me armë të 50-vjeçarit, përveçse e kishte përdhunuar 18-vjeçaren, e shantazhonte vazhdimisht me videot intime, në mënyrë që të përfitonte para nga ajo.