Vrau vëllain për disa bagëti në Rahovec, dënohet me mbi 21 vjet burgim

Me 21 vjet e 6 muaj burgim është dënuar J.G., i akuzuar për vrasjen e vëllait të tij në Rahovec, pas një mosmarrëveshjeje rreth disa bagëtive

Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se është dënuar me 21 vjet e 6 muaj burgim, J.G. i akuzuar për vrasjen e vëllait të tij në Rahovec pas një mosmarrëveshjeje rreth disa bagëtive.

J.G është dënuar për veprat “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I pandehuri J.G., akuzohet se “më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, i akuzuari J.G., në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka privuar nga jeta vëllain e tij H.G, i moshës 65 vjeçare”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Tutje, thuhet se ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve A.G. dhe A. G.(1)., “në atë mënyrë që viktima së bashku me dy djemtë e tij shkojnë në oborrin e të akuzuarit për t’ia dërguar bagëtinë dhe aty pas një fjalosjeje të çastit i akuzuari J.G., e nxjerr një revole nga xhepi i djathtë i pantallonave dhe atë të tipit “Zoraki”, e me të njëjtën shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, i cili në ikje e sipër qëllohet me dy të shtëna, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika