Vriten dy persona nga bombardimet ruse në Ukrainë

Dy persona janë raportuar të vrarë si rezultat i bombardimeve ruse në qytetin jugor të Hersonit, Ukrainë. Guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin ka publikuar një video ku shfaqen pasojat e sulmit, përfshirë trupat e dy viktimave dhe dëmet e shkaktuara në një godinë mjekësore

Trupi i një banori lokal, i vrarë gjatë bombardimeve të ushtrisë ruse, i shtrirë në trotuar në Herson, Ukrainë, 5 dhjetor 2023.

Së paku dy persona janë vrarë si pasojë e bombardimeve ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, të martën në mëngjes, thanë zyrtarët lokalë.

Guvernatori rajonal, Oleksandr Prokudin, e publikoi një video të pasojave të sulmit, ku shiheshin trupat e dy personave të vdekur në një rrugë në qendër të qytetit, si dhe gjak pranë vrimave në rrugët e shkaktuara nga bombardimet.

“Mjekët që arritën shpejt në vendin e ngjarjes kanë mundur vetëm t’i shpallin të vdekur ata”, tha Prokudin, duke folur për dy viktimat.

Shefi i administratës së qytetit të Hersonit, Roman Mrochko, shtoi se u sulmua edhe një godinë mjekësore, ku mbetën të plagosur lehtë katër mjekë.

Sulmet ruse në qytetin e portit në lumin Dnjepër janë bërë të zakonshme prej se ushtria ukrainase e çliroi atë vitin e kaluar. Vrasjet e civilëve në këtë pjesë raportohen pothuajse çdo ditë.

Për shkak të dimrit dhe palëvizshmërisë së vijës së frontit prej mbi 1.000 kilometra të gjatë, të dyja palët i kanë përdorur bombardimet ajrore për t’i bërë trysni ushtrive të njëra-tjetrës, shkruan REL.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet t’iu drejtohet sonte përmes një videoje senatorëve amerikanë, për shkak të frikës se përpjekjet e Ukrainës për ta luftuar Rusinë mund të dështojnë nëse ajo nuk e ka mbështetjen e vazhdueshme nga Perëndimi.

Administrata Biden i ka kërkuar Kongresit ta miratojë kërkesën e Shtëpisë së Bardhë prej gati 106 miliardë dollarësh, për t’i financuar luftërat në Ukrainë, Izrael dhe nevojat e tjera të sigurisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika