Vriten dy persona nga të shtënat me armë në Bruksel

Dy persona janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri të hënën vonë në qendër të Brukselit, njoftoi Policia e Belgjikës

Dy persona u vranë gjatë të shtënave në Bruksel. Foto: Getty

Dy persona janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri të hënën vonë në qendër të Brukselit, njoftoi Policia e Belgjikës.

Mediat lokale publikuar video ku shihet një burrë duke shtënë disa herë me një armë të gjatë afër një stacioni. Transmetuesit belgë raportuan se viktimat janë suedezë.

Ekipi kombëtar i Belgjikës është duke luajtur sonte kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë së Belgjikës, Ilse Vande Keere, ka thënë se oficerët policorë mbërritën në vendin e ngjarjes shumë shpejt dhe e rrethuan lagjen.

Ajo nuk dha hollësi për rrethanat e sulmit me armë zjarri.

Ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika