Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

28-vjeçari Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, është vrarë me armë zjarri në Tiranë, ndërsa pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në Farkë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Tiranë, ku një 28-vjeçar është vrarë.

Klajdi Prendi është i riu që u ekzekutua me armë zjarri me silenciator në kokë dhe gjoks.

Top Channel njofton se 28-vjeçari lëvizte me një makinë G Class.

Viktima është dërguar në Spitalin e Traumës nga miqtë e tij pas të shtënave me armë.

28-vjeçari Klajdi Prendi është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi.

Pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës, teksa dyshohet se u përket autorëve.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika