Vritet kandidati për president në Ekuador

Kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio

Kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, është qëlluar për vdekje gjatë fushatës zgjedhore.

Villavicencio, pjesëtar i Asamblesë Kombëtare të shtetit, është sulmuar të enjten pasi është larguar nga një takim me mbështetës në qytetin verior Kuito.

Një pjesëtar i ekipit të fushatës së tij u ka thënë mediave lokale se Villavicencio ka qenë duke hyrë në makinë, kur një burrë i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar në kokë.

Presidenti aktual Guillermo Lasso është zotuar se ky “krim nuk do të mbetet pa ndëshkim”, shkruan REL.

Dëshmitarët kanë thënë se Villavicencio, 59-vjeçar, është qëlluar tri herë me armë.

I dyshuari është plagosur, po ashtu, gjatë shkëmbimit të plumbave me pjesëtarë të sigurisë, dhe më vonë ka vdekur nga plagët, kanë thënë autoritetet.

Në total, nëntë persona është thënë të jenë plagosur në këtë incident.

Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet do të mbahet më 20 gusht.

Lasso, i cili nuk ka garuar për një mandat të ri, ka thënë se është “i shokuar” nga vrasjet, dhe ka shtuar se “krimi i organizuar ka jetuar gjatë, mirëpo pesha e rëndë e ligjit do t’iu bjerë mbi kokë të gjithëve”.

Rritja e shkallës së krimit, e nxitur nga prezenca më e madhe e karteleve të drogës në Ekuador, është çështja kyçe e diskutimit përgjatë fushatës presidenciale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika