Ministri i mjedisit dhe burimeve natyrore i Republikës Domenikane, Orlando Jorge Mera është qëlluar dhe vrarë në zyrën e tij nga një mik i ngushtë personal, thonë zyrtarët.
Orlando Jorge Mera, 55 vjeç, ishte duke mbajtur një takim në momentin e sulmit. Të paktën gjashtë të shtëna janë dëgjuar, raporton BBC.
Një zëdhënës presidencial e identifikoi sulmuesin si Miguel Cruz, duke e përshkruar atë si një shok fëmijërie të ministrit.
Ai tani është në paraburgim. Motivi i të shtënave mbetet i paqartë.
Në një deklaratë, familja e Jorge Mera tha se ai ishte qëlluar disa herë nga një burrë me të cilin ishte shok që nga fëmijëria, transmeton PortaliD.
“Familja jonë e fal personin që e bëri këtë. Një nga trashëgimitë më të mëdha të Orlandos ishte të mos mbante mëri,” shtuan ata.
Jorge Mera kishte shërbyer në administratën e presidentit aktual, Luis Abinader që kur ai erdhi në pushtet në korrik të 2020.
Ai ishte djali i ish-presidentit, Salvador Jorge-Blanco dhe një anëtar themelues i Partisë Revolucionare Moderne (PRM).
Jorge Mera lë pas gruan – ambasadoren Domenikane në Brazil – dhe dy djem, njëri prej të cilëve është gjithashtu është ligjvënës i PRM-së.