Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së në banesën e tij, pas të shtënave në ndërtesën që banonte

Një 55-vjeçar nga Kosova, i quajtur Veli Sadiku, ka humbur jetën në Dijon të Francës si rezultat i të shtënave me armë zjarri midis dy bandave kriminale. Veli Sadiku ishte edhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa lajmin e hidhur për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët

Një 55-vjeçar nga Kosova ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në mes të dy bandave kriminale në Dijon të Francës.

Viktima gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e ish-ushtarit.

Personi në fjalë është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur në mesnatën e së shtunës dhe për ngjarjen tragjike ka shkruar edhe gazeta franceze “Le Figaro”.

Prokurori i qytetit të Dijon, bëri të ditur duke thënë se dy persona qëlluan derisa ishin në lëvizje me veturë dhe ata janë ende në arrati.

Raportohet se burri nga Kosova u godit nga plumbi brenda banesës së tij në katin e parë, në vendin e quajtur “Rrethi i Stalingradit”.

Për rastin ka folur edhe vajza e viktimës, e cila deshti të mbetej anonime.

“Unë dhe nëna ime u zgjuam nga të shtënat e armëve, të cilat u ndalën fillimisht për disa momente dhe pastaj filluan sërish. Kur unë dhe nëna ime shkuam të shohim babain ku flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur”, tha 23-vjeçarja për gazetën franceze, Le Figaro.

Ndryshe, familja Sadiku kishte 14 vjet që jetonte në Francë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika