Vritet një grua në Ferizaj, reagon Haxhiu: Gratë ende nuk janë të sigurta

"Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi"

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Një grua është vrarë e një burrë është plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Për këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se pavarësisht përpjekjeve, gratë ende nuk janë të sigurta.

“E tronditur nga lajmi për vrasjen e gruas në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Një krim tjetër i rëndë i cili duhet të marrë dënim maksimal. Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi. Të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të jenë të pakompromisë në adresimin e këtyre rasteve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Familjarëve dhe të afërmve të së ndjerës, Haxhiu u ka shprehu ngushëllime.

“Jemi në komunikim me institucionet përgjegjëse që të kuptojmë të gjitha rrethanat dhe të ndërmarrim veprimet sipas kompetencës. Në këto momente të vështira jemi me familjen dhe të afërmit e të ndjerës dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shtuar Haxhiu.

Kurse, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e gruas në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj është ish-bashkëshorti i saj.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në Qendrën për Punë Sociale dhe, sipas informacioneve, ish-bashkëshorti dhe viktima dyshohet se kanë pasur probleme edhe më herët.

“Sipas informatave që kam pranuar, i dyshuari është ish-bashkëshorti i saj. Është vrarë në Qendrën për Punë Sociale. Probleme kishin edhe më herët”, ka thënë Jashari për Portalin Dukagjini.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika