Një person është vrarë me thikë në Komunën e Podujevës, pas një mosmarrëveshje në trafik.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari dhe viktima nuk e kanë njohur njëri-tjetrin.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:55 dhe është cilësuar si vrasje e rëndë.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, por nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.