Vritet një turist gjerman dhe plagosen dy të tjerë në Paris

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë dhe çekiç në qendër të Parisit

Foto: Reuters

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë dhe çekiç në një rrugë në qendër të Parisit.

Sulmi ndodhi në Quai de Grenelle, pranë Kullës Eifel, rreth orës 21:00, të shtunën.

Siç shkruan BBC, një shtetas francez, 26-vjeçar i njohur për shërbimet e sigurisë është arrestuar dhe prokurorët e antiterrorizmit kanë nisur një hetim.

Zyrtarët konfirmuan se personi i vrarë ishte një shtetas gjerman.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se viktima, i lindur në vitin 1999, ishte me gruan e tij kur u sulmua dhe u godit me thikë për vdekje.

Ai tha se jeta e gruas u shpëtua nga ndërhyrja e një shoferi taksie dhe se i dyshuari iku përmes një ure aty pranë që përshkon lumin Seine.

Burri më pas sulmoi dy persona të tjerë, duke goditur njërin në sy me çekiç, tha ministri.

I dyshuari më pas u arrestua me dyshimin për atentat – i përcaktuar në ligjin francez si vrasje me paramendim – dhe tentativë për atentat në lidhje me një sipërmarrje terroriste.

Dy personat e plagosur – një francez rreth 60 vjeç dhe një turist i huaj – u trajtuan nga shërbimet e urgjencës, dhe asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika