Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, deklaroi se dislokimi i plotë i formacioneve të njësive ushtarake do të përfundojë deri në orën 14:00, afër kufirit me Kosovën.
Kjo sipas tij, do të bëhet në përputhje me urdhrin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që u lëshua të premten dhe se ushtria mbetet në gjendje të gatishmërisë luftarake.
“Forcat e KFOR-it- më duket si një unazë që forcon mbrojtjen e policisë së Kosovës ndaj duarve të zhveshura…Sot ambasadori amerikan në Prishtinë ftoi këta kryetarë të vetëshpallur komunash të zgjedhur në zgjedhjet e kontejnerëve, prej të cilëve dy u përgjigjën – dy nga ‘partia e Thaçit’ (PDK), dy nga ajo e Kurtit, jo”, ka than ai, shkruan N1.
Vuçeviq ka thënë se i takon politikës dhe diplomacisë për të gjetur një zgjidhje politike, duke shtuar se shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë serbe është në komunikim me komandantin e KFOR-it, i cili i ka thënë se “KFOR-i do të sigurojë paqen dhe nuk do të lejojë që policia e Kosovës të përplaset me protestuesit serbë”.