Vuçeviq: Ushtria e Serbisë në gatishmëri për shkak të situatës në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka deklaruar se me urdhër të presidentit, Aleksandër Vuçiq, ushtria e Serbisë është në gatishmëri për shkak të "situatës" në Kosovë

Ilustrim, Ushtria Serbe





Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiq, ushtria e Serbisë është ngritur në “nivel gatishmërie” për shkak të situatës në Kosovë.

Ministri serb, Vuçeviq për televizionin serb, “Happy”, ka thënë se “Serbia është shtet serioz dhe prandaj askush nuk duhet të luajë ‘lojëra lufte’”.

Tutje ai ka theksuar “Nuk mund të jemi të qetë, por jemi për dialog”.

Sipas tij, ushtria e Serbisë është e gatshme të zbatojë çfarëdo vendimi nga Vuçiqi, si komandant suprem, për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë serbët në Kosovë, raporton N1.

“Njerëzit duhet të dinë se Ushtria e Serbisë është shumëfish më e fortë se që ishte dhe meriton respekt”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Policia e Kosovës, të martën e 1 nëntorit zyrtarisht ka filluar “qortimin”, për qytetarët të cilët nuk i kanë të konvertuar targat e automjetit nga ilegale në legale.

Siç raportojnë mediat lokale serbe, në pikëkalimin kufitar në Jarinje një targe me veturat “KM”, i është dhënë fletë “qortimi”, si vërejtje e parë për t’i legalizuar targat nga ato “KM” në RKS.

Qeveria e Kosovës e ka ndarë vendimin e saj për targat në disa shkallë.

Së pari është qortimi, pastaj nga data 21 nëntor do të ketë shqiptim gjobash, me 21 janar targa provuese dhe me 21 prill pritet që vendimi për t’i legalizuar targat të zbatohet tërësisht.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ShBA dhe BE, të cilat janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i kryeministrit të Kosovës, për ta zbatuar vendimin dhe për të mos e shtyrë afatin për dhjetë muaj, ashtu siç kishin kërkuar ata.

 

Policia e Kosovës nis “qortimin” për targat ilegale

 

 

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika