Vuçiç: Me njohjen e Kosovës do të isha fitues i Nobelit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se po të vendoste ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, “do të fitonte çmimin Nobel për paqe”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, por që sipas tij nëse do ta bënte një gjë të tillë atëherë siç thotë ai, do të ishte “kampion i demokracisë”.

Gjatë një interviste për TV Prva pas kthimit nga Konferenca e Sigurisë së Munihut, Vuçiq iu referua vdekjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, duke theksuar se ishte një tjetër shkëndijë në zjarrin e ndezur.

“Është tragjike kur një i ri humb jetën. Nuk jam organ hetues dhe aq i mençur si të gjithë në botë që i dinë të gjitha. Nuk do të flisja as për atë se çfarë ka ndodhur me Millosheviqin, është për analistë politikë, e jo për një president vendi”, tha Vuçiq.

Ai edhe kësaj radhe nuk e la pa e përmendur Kosovën si dhe sanksionet kundër Rusisë.

“Pavarësisht se shumë gjëra nuk janë në favorin tonë dhe Kosova nuk është njohur, Serbia nuk ka asnjë sanksion ndaj vetes. Dhe ne nuk kemi vendosur as sanksione kundër Rusisë, po ta kishim bërë do të isha kampion i demokracisë, fitues i dhjetëra çmimeve dhe me njohjen e Kosovës do të merrja edhe çmimin Nobel”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika