Vuçiq: 90 për qind e asaj që është publikuar për iniciativën franko-gjermane është e saktë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se 90 për qind e asaj që është publikuar rreth iniciativës franko-gjermane është e saktë. Sipas tij, Asociacioni duhet të jetë ajo që është nënshkruar në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa ka komentuar iniciativën franko-gjerman, ka thënë se 90 për qind e asaj që është publikuar është e saktë.

Kështu ka thënë ai gjatë adresimit të tij drejtuar deputetëve në Kuvendin e Serbisë, ku ka theksuar se plani që ai posedon ka pak dallime me atë që është publikuar.

“Plani që kam marrë nuk është publikuar, ka dallime të vogla”, ka thënë ai, shkruan Novosti.

Ai posaçërisht ka theksuar pikën 4, përkatësisht paragrafin e dytë, ku sipas tij, thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Vuçiq ka thënë se duhet të jetë ajo që është nënshkruar në Bruksel.

“Asociacioni nuk mund të jetë model i ndonjë organizate joqeveritare, duhet të jetë ajo që është nënshkruar në Bruksel”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika