Vuçiq: Absolutisht asnjë marrëveshje me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të ndërmjetësuar nga BE ka thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshje për çështjen e tagave. Megjithatë, ai ka thënë se pala serbe do t'i respektojë "këshillat dhe kërkesat" e kryediplomatit evropian, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





Presidenti i Serbisë, Aleksadandër Vuçiq ka thënë se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk është arritur asnjë marrëveshje për çështjen e tagave, shkruan REL.

“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiq pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel.

Megjithatë, shtoi ai, pala serbe do t’i respektojë “këshillat dhe kërkesat” e kryediplomatit evropian, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet.

“Ai ka kërkuar që ata [zyrtarët kosovarë] të mos shqiptojnë gjoba, e që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha Vuçiq.

“Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë tragjedi, por, natyrisht, nuk do të jetë një periudhë e lehtë”, tha ai dhe shtoi se Serbia “do t’i qëndrojë pranë popullit serb” në Kosovë.

Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Fillimisht, Borrell kishte mbajtur takim me kryeministrin Kurti, pastaj me presidentin Vuçiq.

Bashkë me Kurtin, ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kurti para takimit trepalësh, fillimisht është pritur nga Lajçak dhe më pas nga Borrell.

Pas takimit me Kurtin, Borrell pastaj është takuar me presidentin serb, Vuçiq.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.

Ky takim ndodh pikërisht në ditën kur ishte paraparë të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale.

Sipas një komunikate për media nga BE-ja, thuhet se fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

Kalojnë mbi pesë orë, ende nuk përfundon takimi trepalësh në Bruksel (VIDEO)





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika