Vuçiq: Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bisedimet e "vështira" në Bruksel sapo kanë filluar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bisedimet në takimin me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, i ka quajtur të vështira.

Kështu shkroi shkurtimisht ai në një postim në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë se bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë nisur.

“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, shkroi ai.

Ndryshe, në Bruksel po zhvillohen takime fillimisht ndaras e më pas për të vazhduar me takimin e përbashkët.

Temë diskutimi ky takim do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës. Situata atje është acaruar qysh nga fundi i majit.

Atëkohë, grupe serbësh kishin nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë – nën përcjelljen e policisë – në zyrat e komunave në veri.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit që janë mbajtur në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por që janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika