Vuçiq deklaroi se nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, Vela: Shkelje që do të penalizohet

Në takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me njëra-tjetrën. Presidenti serb kishte deklaruar se në atë marrëveshje nuk përfshihej një njohje e ndërsjelltë dhe as antarësimi në OKB. Lidhur me këtë, shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka deklaruar se kjo është një shkelje e cila do ta penalizojë atë

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai i cili kishte deklaruar se në marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë nuk përfshihej një njohje e ndërsjelltë dhe as për antarësimin në organizata ndërkombëtare.

Kësaj deklarate i ka reaguar edhe shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Me anë të një postimi në Twitter, Vela ka shkruar se një shkelje e tillë duhet ta penalizojë Serbinë.

“Edhe pse Vuçiq u angazhua për zbatimin e detyrimeve nga marrëveshja për Kosovën, duke përfshirë anëtarësimin në çdo organ ndërkombëtar (neni 4), ai vepron me keqbesim dhe thotë se Serbia nuk do të pranojë anëtarësimin në OKB, institucionet, agjencitë dhe organizatat e saj! Një shkelje që do të penalizohet!”, ka shkruar Vela.

Në takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me njëra-tjetrën. Të njëjtat u pajtuan se nuk do të bllokonin dialogun duke penguar zbatimin e neneve të marrëveshjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika