Vuçiq dhe Daçiq në koalicion formojnë qeverinë e re serbe; Daçiq merr tri poste 

Kreu i socialistëve në Serbi, Ivica Daçiq, do të ketë tri poste ne Qeverine e re në Serbi. Qeveri, e cila u formua në koalicion me partinë e presidentit serb, Alkesander Vuçiq, dhe partinë Socialiste të Serbisë

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe Kreu i socialistëve, Ivica Daçiq

Kryesia e Partisë Socialiste të Serbisë ka pranuar njëzëri marrëveshjen që kreu i socialistëve, Ivica Daçiq, ka arritur me kryetarin e Partisë Progresive Serbe, Aleksander Vuçiq, për përbërjen e qeverisë së re në krye me Ana Bërnabiq.

Socialistët pranuan që ministër i Arsimi të jetë, Branko Ruzhic, ndërsa Ivica Daçiq, të jetë ministër i Jashtëm dhe kreu i Byrosë së Kordimit të Shërbimeve të Sigurisë.

Ndërkaq, postet e Daçiq nuk përfundojnë këtu, ai gjtihashtu do të jetë edhe zëvendëskryeministëri i parë.

Daçiq theksoi se koalicioni SPS ka 10 vjet që bashkëpunon me Vuçiqin dhe mendon se Serbia ka bërë hapa të mëdhenj drejt BE-së pothuajse në të gjitha segmentet.

“Përparësia e madhe e kësaj kohe është stabiliteti i theksuar politik, i cili është parakusht për arritjen e çdo qëllimi dhe është në interesin më të mirë të Serbisë dhe popullit serb që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Daçiq për bashkëpunimin me presidentin Vuçiq, njoftojnë mediat serbe.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika