Vuçiq do ta dekorojë me medalje Gjuriqin, ish-drejtorin e policisë që u suspendua në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mërkurën e 9 nëntorit do të zhvillojë një takim me ish-drejtorin Rajonal të Policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq dhe ish-shefin e Drejtorisë së Policisë Rajonale të Mitrovicës Veriore, Aleksandër Filipoviq, takim ku pritet që dy të fundit t'i dekorojë me medalje presidenciale

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.




Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mërkurën e 9 nëntorit do të zhvillojë një takim me ish-drejtorin Rajonal të Policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq dhe ish-shefin e Drejtorisë së Policisë Rajonale të Mitrovicës Veriore, Aleksandër Filipoviq.
Presidenti serb, Vuçiq do t’i dhurojë Gjuriq-it “Urdhrin e Meritës së Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri”, nderim ky i cili jepet për kryerjen shembullore të detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Mirëpo, Gjuriq nuk do të jetë i vetmi që do t’i jepet medalje. Krahas tij, Filipoviq-it do t’i dhurohet “Medaljen e Artë për Guxim”.

Të mërkurën e 9 nëntorit, Vuçiq pritet t’i dhurojë Gjuriqit dhe Filipoviqit vlerësimet e lartcekura, raporton Nevosti.rs.

Një veprim i tillë vjen pas suspendimit të Gjuriqit nga posti i tij dhe njëherit, bojkotimit të institucioneve të Republikës së Kosovës nga serbët pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për ta ndryshuar vendimin rreth riregjistrimit të automjeteve me targa RKS.

Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi javën e kaluar suspendimin nga puna të ish-drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, ngase i njëjti dyshohej se kishte bërë thirrje për rezistencë kur tha se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin e Qeverisë lidhur me targat.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika