Vuçiq do t’i drejtohet publikut me rastin e zgjedhjes së kryeministrit, pritet të flasë edhe për Kosovën

Raportohet se mëngjesin e së shtunës, Presidenti i Serbisë, Vuçiq do t'i drejtohet publikut me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re të Serbisë. Shërbimi për shtyp i Presidentit të Serbisë ka njoftuar se pjesë e fjalës së tij do të jetë edhe çështja e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të shpallë emrin e personit që do të formojë ekipin e qeverisë së re të Serbisë, të shtunën.

Raportohet se të shtunën në orën 10, Vuçiq do t’i drejtohet publikut me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re të Serbisë, me ç’rast, pritet të flasë edhe për Kosovën, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit të Serbisë.

Më parë, Vuçiq, si kryetar i SNS-së, pas seancës së kryesisë së partisë vendosi se kush do të ishte ai person, duke zgjedhur mes ish-kryeministres Ana Brnabiq dhe kryetarit të Novi Sadit, Millosh Vuçeviq, për të cilin 90 për qind e presidencës mendojnë se duhet të udhëheqë qeverinë e ardhshme.

Mediumet serbe raportojnë se Vuçiq deklaroi se i vlerëson dhe i do shumë të dy. Siç tha ai, nuk ka asnjë kundërshtim për punën e Brnabiqit, e cila, siç ka shpjeguar ai, ka luftuar trimërisht dhe ka bërë punë të mirë. Vuçiq thotë se e njeh Vuçeviqin prej kohësh dhe e di se sa serioz dhe përgjegjës është.

Sipas tij, këdo që të zgjedhë do të ketë kundërshtime.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika