Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka anuluar konferencën për media, ku pritej të fliste për sulmin terrorist në veri të Kosovës, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq.
Sic raportojnë mediat serbe, Vuçiq me tone të larta i është drejtuar Petkoviqit duke i thënë “Cfarë do të flisni ju, kush ju dha leje?”.
Sipas burimeve të mediave serbe, Vuçiq ka thënë se nëse duhet të flasë dikush është ai vetë.
“Vuçiq ishte i zemëruar me Petkoviqin sepse ai nuk e kishte konsultuar para se të caktonte konferencën për shtyp. Petkoviq e kishte thirr konferencën krye në vete, sepse si drejtor i Zyrës ka qenë logjike që ai t’i drejtohet mediave. Kur Vuçiq pa që Petkoviq do të fliste, ishte goxha nervoz dhe kërkoi të anulohej konferenca”, pohon një burim i Nova pranë partisë së Vuçiqit (SNS).
Vuçiq në nervozë e sipër e ka pyetur Petkoviqin se “çfarë do të thotë ai [Petkqoviqi] kur nuk ka kurrfarë informacionesh”.
“Vuçiq ka kërkuar qartë që Petkoviq të mos flasë sepse nuk ka çfarë t’u thotë qytetarëve. Situata ishte dramatike, për këtë foli edhe vetë Vuçiq në konferencë dhe për këtë arsye Petkoviqit iu kërkua të anulojë konferencën. Vuçiq madje u tregua i vrazhdë për një moment dhe i tha Petkoviqit, “çka do t’i thuash opinionit… Kush të dha leje?”, tha Vuciq.