Vuçiq e pranon se u takua me Radoiçiqin para sulmit të Banjskës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka rrëfyer për takimet e tij me organizatorët e sulmit terrorist në Banjskë, ku kishte takuar Milan Radoiçiqin dhe 11 burra të tjerë për tre net rresht para se të ndodhte agresioni

Në një intervistë të fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka rrëfyer për takimet e tij me organizatorët e sulmit terrorist në Banjskë.

Ai ka thënë se i ka takuar Milan Radoiçiq dhe 11 burra të tjerë për tre net rresht para se të ndodhte agresioni.

“Më thanë se nuk kanë besim në asnjë nga perëndimorët, dhe unë u përgjigja se nuk kam zgjidhje tjetër, sepse nuk kam mbështetje në terren. Ata më siguruan se shqiptarët nuk do të arrestonin askënd nga barrikadat. Por pas tre muajsh filluan arrestimet, dhe unë u gjenda në një situatë të vështirë”, u shpreh Vuçiq në HappyTv.

Presidenti i Serbisë tha se ata që janë përgjegjës për sulmin do të përballen me drejtësinë.

Ndryshe, mëngjesi i hershëm i së dielës së 24 shtatorit e gjeti Banjskën e Zveçanit nën sulme të një grupi serbësh prej më shumë se 30 personave të armatosur rëndë, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku si dhe u plagos pjesëtari i policisë, Alban Rashiti.

Sulmi zgjati për disa orë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës arriti që të futej brenda Manastirit të Banjskës, ku ndodheshin grupi kriminal serb i armatosur së bashku me dhjetëra pelegrinë.

Policia gjeti sasi të madhe të armatimit brenda manastirit, e po ashtu brenda automjeteve që gjendeshin pranë manastirit, të cilat u publikuan më pas bashkë me disa dokumentacione nga Policia e Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas informacioneve zyrtare, gjatë këtij sulmi tre terroristë mbetën të vrarë.

Po ashtu, Policia e Kosovës kishte arrestuar tetë persona, ku katër prej tyre u liruan të mërkurën në mungesë të provave, pasi ishin arrestuar në distancë të largët nga vendi i sulmit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika