Vuçiq flet për mundësinë e dorëheqjes së tij: Po mendoj të blej kohë për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se presioni ndaj Serbisë është duke u shtuar për shkak të zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

 





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar se ndaj tij është shtuar presioni ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka thënë se është i gatshëm që t’i mbrojë interesat e Serbisë nëpërmjet dorëheqjes nga posti që mban.

I pyetur në lidhje me spekulimet se ai mund të tërhiqet nga pozita e presidentit,  Vuçiq është përgjigjur duke thënë se ai mund ta bëjë këtë si një “lëvizje taktike” për të shpëtuar vendin e tij dhe për ta blerë kohë në afatin kohor prej gjashtë deri në nëntë muaj.

“Unë mund të mendoj për këtë në momentin kur situata është e tillë që duhet të blej kohë për Serbinë, nëse shoh se diçka është e pamundur, megjithëse i afrohem çdo gjëje për të gjetur një zgjidhje”, ka deklaruar Vuçiq.

“Një opsion i tillë në taktikat e zbatuara nga Serbia duhet të ekzistojë dhe mund t’i sjellë vendit gjashtë deri në nëntë muaj,” ka shtuar Vuçiq.

I pari i Serbisë ka thënë se në bisedën e tij me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ka dëgjuar për një afat prej disa javësh për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ky afat kohor, sipas presidentit serb, është joreal, raporton Prva TV.

Vuçiq ka thënë se Serbia po përballet me presion të dyfishtë, sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe zgjidhjes për Kosovën dhe se të dyja, sipas tij, shkojnë në bllok.

“Asgjë nuk duhet refuzuar paraprakisht, por me sa shoh, gjithçka është e vështirë për Serbinë, dhe nëse duhet të vendos në këtë moment, nuk na dhanë mundësi” ka përfunduar Vuçiq.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika