Vuçiq i quan “gënjeshtarë” përfaqësuesit e QUINT-it: Mbështesin shqiptarët e Kosovës, duan ta thyejnë Serbinë

Presidenti i Serbisë, Alekasandër Vuçiq

Si “gënjeshtarë” janë cilësuar përfaqësuesit e QUINT-it nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë një fjalimi drejtuar opinionit vendor.

Mediumi serb “Danas” raporton se Vuçiq i quajti gënjeshtarë përfaqësuesit e QUINT-it, kritikoi BE-në, e cila sipas interpretimit të tij, “mbështet shqiptarët e Kosovës dhe dëshiron ta thyejë Serbinë”.

Shkak, raporton Danas, është fakti se ende nuk është formuar Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, si dhe organizimi i zgjedhjeve në komunat në veri.

Presidenti i Serbisë, edhe pse u bëri thirrje serbëve që t’i bojkotojnë ato zgjedhje, pohon se kjo do të jetë arsyeja e mosformimit të Asociacionit, sepse komunat në veri të Kosovës do të udhëhiqen nga shqiptarët e Kosovës.

Ky fjalim i Vuçiq vjen një ditë para zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

E diela e 23 prillit është data kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Nga 44 sa kanë qenë në të kaluarën, kësaj radhe do të jenë 19 qendra votimi, e shumica prej tyre do të improvizohen në kontejnerë.

Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19, me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta, me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative, me gjithsej 28 vendvotime.

Për zgjedhjet në veri do të shtypen 43 mijë e 500 fletëvotime.

Që të tria komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku kanë mbetur pa kryetar të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika