Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka biseduar sot(e enjte) përmes lidhjes telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Përgjatë bisedës, presidenti serb Vuçiq ka thënë se e ka informuar homologun e tij turk Erdogan për aktualitetin në Kosovë dhe kronologjinë e ngjarjeve që çuan në, siç tha ai, përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë.
Ndër të tjera, Vuçiq theksoi se kanë biseduar për çështjet rajonale dhe se janë pajtuar që paqja dhe stabiliteti nevojiten më shumë se kurrë.
