I pari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se ka frikë, se mund të ndodh një betejë e ngjashme me atë të Stalingradit, ku si pasojë e luftimeve të forcave naziste për ta marrë qytetin kishin vdekur rreth 2 milionë njerëz.
“Kam frikë se beteja e Stalingradit do të vijë me të vërtetë dhe më shpejt se që pritej nga kushdo dhe jam i shqetësuar për rezultatin e asaj beteje”, ka thënë Vuçiq, teksa ka shtuar se “ku do të jemi ne serbët, çfarë do të bëjmë me veten tonë”.
“A do të arrijmë ta ruajmë bregun e djathtë dhe të majtë të Danubit, për veten tonë, për popullin tonë dhe jo për askënd tjetër. Kjo duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për ne dhe me këtë zotim e besim të shikojmë në të ardhmen”, ka shtuar ai.
Sipas presidenti, Serbia po përballet me një “periudhë të vështirë, më të vështirë se ajo e viteve të 90-ta”.
Ka përfunduar duke thënë se është i shqetësuar për situatën globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe ka “frikë më shumë se kurrë nga ajo që i pret Serbisë” raporton N1 transmeton Portali Dukagjini.